EMRAT/ Vodhi 2 automjete, arrestohet 22-vjeçari në Malësinë e Madhe! Në pranga edhe 2 xhaxhallarët e tij, iu gjetën në banesë çifte dhe drogë
Një 22-vjeçar banues në fshatin Zagorë ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se gjatë këtij muaji ka vjedhur dy automjete në fshatin Selcë. I riu u kap një ditë më parë teksa ishte duke lëvizur me Volksëagen”, të cilin dyshohet se e ka vjedhur dy ditë më parë. Ndërkohë makina tjetër e vjedhur u gjet e parkuar pranë banesës së tij. “Si rezultat i punës së pandërprerë hetimore për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes dhe të veprimtarive të tjera kriminale, si dhe për kapjen e autorëve të tyre, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë arrestuar shtetasit: -M. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Zagorë. Ky shtetas u kap në flagrancë dje, duke...
Burimi:
vizionplus.tv