EMRAT/ VIDEO/ Kërcet arma në Vlorë, arrestohen dy të rinj pas një sherri të dhunshëm

EMRAT/ VIDEO/ Kërcet arma në Vlorë, arrestohen dy të rinj pas një sherri të dhunshëm

Një sherr mes të rinjve në një lokal në Vlorë ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas policisë disa persona janë konfliktuar në ambientet e jashtme të lokalit, dhe njëri prej tyre ka pasur patur armë zjarri me vete. Në pranga kanë rënë Arbri Hysaj, 19 vjeç dhe Mauricio Alushaj, 25 vjeç. Ky i fundit ka marrë armën e shokut të tij 19-vjeçar dhe ka qëlluar me armë në ajër. NJOFTIMI ZYRTAR Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e jashtme të një lokali disa persona po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri, ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar 2 autorët, konkretisht shtetasit: * Arbri Hysaj, 19 vjeç, banues në...