EMRAT/ Valë arrestimesh për hirin kimik të ‘Kurum’, masa për zyrtarë të mjedisit, doganierë e pronarë të firmave private
Elton Qyno - Syri.Net Një operacion i gjerë policor, i mbështetur edhe nga Prokuroria e Durrësit, pritet të kryhet ditën e sotme, ku në fokus janë veprimet hetimore ndaj disa subjekteve private që përfshihen në tregtinë e mbetjeve kimike të nxjerra nga kompania metalurgjike “Kurum”. Siç mëson gazetari Elton Qyno, bëhet fjalë për rreth 32 masa sigurimi që pritet të ekzekutohen, ku përfshihen zyrtarë të Administratës Shtetërore të Mjedisit, doganierë si dhe persona të tjerë të lidhur me subjektet private. Mësohet se mes emrave janë Marjeta Përlala, Arta Dollani, ish drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, si dhe persona të tjerë, administratorë dhe pronarë të kompanive private. Kanë mjaftuar gati dy vite hetime që Prokuroria e Durrësit të finalizojë këtë çështje, duke lëshuar rreth 32 masa...
Burimi:
syri.net