EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimet për të pandehurit e dosjes së koncesionit të “Sterilizimit”. Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmeni fitues i koncesionit, Ilir Rrapaj, janë dënuar me nga 4 vite burgim efektiv, duke përfituar nga zbritja e dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar. Procesi gjyqësor, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes publike për shkak të dyshimeve për abuzime me fondet shtetërore në sektorin e shëndetësisë, u mbyll me dënime më të lehta sesa ato që kishte kërkuar Prokuroria e Posaçme (SPAK). Pretenca vs. vendimi i gjykatës Për ish-zëvendësministrin Rrjepaj, i cili u shpall fajtor për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”, SPAK kishte kërkuar fillimisht 10 vite burg, që me gjykim...
Burimi:
javanews.al