EMRAT/ Plagosën me thikë një të mitur, arrestohet çifti i bashkëshortëve të moshuar në Sarandë

EMRAT/ Plagosën me thikë një të mitur, arrestohet çifti i bashkëshortëve të moshuar në Sarandë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Lavdërim Brahimi, 79 vjeç, dhe Pranvera Brahimi, 73 vjeçe, bashkëshortë dhe banues në Sarandë. Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë) në pjesën e dorës një shtetas të mitur, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për shoqërim. Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka proceduar penalisht edhe shtetasin Erjon Brahimi, 39 vjeç, djalin e çiftit të bashkëshortëve, i cili dyshohet se ka kanosur gjithashtu të miturin me mjet prerës. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.