Emrat/ Mashtruan një person dhe i morën 40 mijë euro, zbulohet edhe një parcelë kanabisi, 4 të arrestuar
I morën një shtetasi, te rrethrrotullimi i Rinasit, 40 000 euro, duke e mashtruar nëpërmjet komunikimeve në një aplikacion se ishin të njohur të tij, identifikohen 5 shtetas, vihen në pranga 3 prej tyre, shpallen në kërkim 2 të tjerë. Ndërkohë që policia thotë se janë sekuestruar dhjetëra bimë Cannabisi, pajisje (llamba dhe ventilatorë) që shërbenin për kultivimin e tyre në ambiente të mbyllura, sasi Kokaine dhe Cannabisi, 4 celularë dhe 1 automjet tip “Audi Q5” me të cilin 5 shtetasit janë larguar pasi morën shumën e eurove. Njoftimi: Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Skema”, në kuadër të të cilit u zbulua një rast mashtrimi dhe kultivimi i bimëve narkotike. Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme...
Burimi:
syri.net