EMRAT/ Kush janë 8 zyrtarët e arrestuar pas arratisjes së Ndocit. Mes tyre edhe një grua

EMRAT/ Kush janë 8 zyrtarët e arrestuar pas arratisjes së Ndocit. Mes tyre edhe një grua

JavaNews ka siguruar emrat e 8 zyrtarëve të burgut të Durrësit, të cilët janë arrestuar mëngjesin e kësaj të mërkure, nga Task Froca e Prokurorisë, pas arratisjes së Altin Ndocit, nga ambientet e spitalit. Të arrestuar; Aulon Çuko Dezdemon Pazaj Dorian Saraçi Sali Ferollari Preng Marvataj Fation Baçi Aranit Çela Violeta Uka Altin Ndoci, i paraburgosur për një sërë veprash të rënda penale përshpejtoi lirimin e tij këtë të martë. Ai arriti t’i shpëtojë efektivit që e shoqëronte në spital duke e goditur fizikisht punonjësin e sigurisë së burgut. Ndodhej në katin e tretë të spitalit rajonal të Durrësit, në repartin infektiv ku ndodhet zona e veçantë e sigurisë për të paraburgosurit.