EMRAT/ GJKKO cakton masat ndaj 8 të arrestuarve gjatë aksionit të SPAK në call-center
GJKKO ka caktuar ditën e sotme masat ndaj të arrestuarve pas aksionit të SPAK kundër call-center në Tiranë. Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, bën me dije se për Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi u caktua masa e sigurimit arrest ne burg me afat 20 ditor. Kujtojmë se të arrestuarit akuzohen se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme. Vendimi i GJKKO: Remir Gjoligaj- arrest me burg Endri Gjata- arrest me burg David Qerimi- arrest me burg Elis Merkaj- arrest me burg Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë Hysen Xhepexhiu- arrest me burg Klaudio Kaçupi – arrest me burg
Burimi:
vizionplus.tv