EMRAT| Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 persona

EMRAT| Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona dhe ka nisur procedimin penal për 4 të tjerë me akuzën e kontrabandës së mallrave. Në kuadër të operacionit të koduar “Brand 3”  u vunë në pranga shtetasit Sofokli Bushi, Bilbil Llangozi dhe Ali Bushati dhe nisi procedimi penal për shtetasit: R. Ll., 45 vjeç, I. B., 39 vjeç, E. B., 23 vjeç dhe Z. M., 65 vjeç. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, i magazinonin në Tiranë dhe më pas i shitnin duke shmangur detyrimet tatimore. Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë operacionit, duke transportuar me 2 automjete, 17 valixhe me veshmbathje të markave të shtrenjta, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet...