EMRAT/ Arrestohen dy shtetase rumune për prostitucion në Fier, sekuestrohen para dhe një automjet
Dy shtetase nga Rumania, Ionela Duroi, 21 vjeçe, dhe Gabriela Burtea, 45 vjeçe, u arrestuan në Fier pas një operacioni të koduar “Transit” për ushtrim prostitucioni. Ato kishin marrë me qira një banesë në qytet dhe e kishin përshtatur për aktivitetin kriminal. Gjatë operacionit, u sekuestruan 250 euro, 5000 lekë, një automjet dhe pesë celularë, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria e paligjshme. Po ashtu, u proceduan penalisht edhe dy shtetas të tjerë, një banues në Divjakë dhe një në Fier, të cilët përfitonin nga ky aktivitet. Materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: DVP Fier/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve operacioni i koduar "Transit". Ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira në Fier, vihen...
Burimi:
syri.net