Elbasan/ Arrestohet në flagrancë zjarrfikësi, ishte i dehur në timon
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan- Korçë) ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH), me inicialet A. B., me detyrë kyreinspektor pranë MZSH-së Elbasan. Sipas njoftimit zyrtar, ai është ndaluar sepse po drejtonte makinën në gjendje të dehur. Njoftimi i AMP: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, Kyreinspektor A. B., me detyrë pranë MZSH-së Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt’, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 15:47, gjatë drejtimit të mjetit të tij (jashtë shërbimit), është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit...
Burimi:
syri.net