Ekzekutimi i Artur Tushit/ Kapen autorët, merrnin 400-500 mijë USD për vrasje, sakrifikonin kafshë para krimeve

Ekzekutimi i Artur Tushit/ Kapen autorët, merrnin 400-500 mijë USD për vrasje, sakrifikonin kafshë para krimeve

Nga Santiago Olivares Tobon, EL COLOMBIANO Katër vrasje të shtetasve të huaj të regjistruara në vitet e fundit në Medelin të Kolumbisë besohet të jenë përgjegjësi e asaj që quhet “La Oficina Premium”, një grup vrasësish me pagesë, i cili dyshohet se ishte i fokusuar në ekzekutimin e të huajve me “vlerë të lartë” në kryeqytetin e Antioquia-s dhe qytete të tjera të vendit. Një shqiptar, një meksikan, një amerikan dhe një kanadez ishin viktimat, sipas gjurmëve të para që kanë hetuesit e rastit. “Një burim na dha informacion mbi këto katër vrasje të të huajve”, deklaroi një hetues i rastit që lidhet me këtë strukturë, pas kapjes së nëntë prej anëtarëve të saj të akuzuar brenda një banese në lagjen Kennedy, komuna 7 (Robledo),...