Ekzekutimi i Ardian Nikulajt lë plagë të thellë
Familja e biznesmenit të vrarë në barin e hotelit të tij në Shëngjin ka deklaruar se kishin kohë që prisnin vendimin e gjykatës dhe e shikojnë atë si një hap përpara në drejtësinë për Ardianin. “Barbaria e ekzekutimit me gjashtë plumba të Ardianit nga i dënuari Ruben Saraiva është një plagë që nuk do të mbyllet kurrë, posaçërisht për fëmijët e Ardianit që po rriten pa ngrohtësinë e babait të tyre. Pavarësisht vendimit të sotëm, ne vijojmë të jemi të lënduar nga fakti se Ardiani i trajtoi si miq britanikët që erdhën në hotelin e tij, por ata kishin ardhur për ta survejuar dhe për ta vrarë më pas përmes bashkëpunëtorit Ruben Saraiva”, shprehet familja. Për gazetarin Muhamed Veliu, familja thekson se shqetësimi i tyre kryesor...
Burimi:
ntv.al