Ekzekutimi i 67- vjeçarit në Shkodër, autori i dyshuar mori 1000 euro për vendosjen e tritolit…
Teksa katër personat e arrestuar në Shkodër si autor të dyshuar për vrasjen me tritol të 67 vjeçarit Hysni Ymeri, pritet të dalin të hënën në gjykatë për caktim mase sigurie, News24 ka mësuar detaje të reja nga hetimet e kryera deri më tani. Njëri prej të arrestuarve, Gerti Bushati dyshohet të jetë paguar 1 mijë euro për të vendosur lëndën plasëse në paketën elektrike të pallatit ku banonte Ymeri, më datë 27 dhjetor, dy ditë para se të bëhej shpërthimi i telekomanduar, raporton gazetarja Xhensila Kodra. Shuma e parave është gjetur dhe sekuestruar në banesën e tij. Nuk dihet nëse të riut i ishin premtuar para të tjera ose jo. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë për Neës24 se Bushati u tradhtua nga kamerat e...
Burimi:
sarandanews.com