Ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari shqiptar i kërkuar nga GJKKO për mashtrim
Eltion Logu, 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri. Ai akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që, përmes mashtrimit në call center, iu shkaktoi qytetarëve një dëm prej rreth 187,000 euro. Ekstradimi u finalizua si pjesë e operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, pas bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Wiesbaden. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në korrik 2025, i kishte caktuar Eltion Logut masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Sipas hetimeve Eltion Logu dhe persona të tjerë, të organizuar në grup, kanë kryer 17 raste ose tentativa mashtrimi kompjuterik...
Burimi:
opinion.al