Ekstradohet nga Belgjika Mario Çela, vëllai i Suel Çelës
Mario Çela u ekstradua mbrëmjen e sotme nga Belgjika në drejtim të vendit tonë. Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, kreut të organizatës kriminale të Elbasanit që u godit nga SPAK, është arrestuar në Belgjikë. Ai u arrestua në nëntor të vitit 2024 në kuadër të operacionit të SPAK, i cili lëshoi asokohe 21 urdhër-arreste, mes të cilave edhe për Mario Çelën. SPAK bëri me dije atëherë në njoftimin zyrtar se Mario Çela është përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave. Nga hetimet, SPAK ka dokumentuar se organizata e Suel Çelës kanë tentuar të trafikojë sasi të mëdha kokainë nga Amerikan Latine drejt Evropës. Sipas SPAK, ka...
Burimi:
opinion.al