Ekstradohet nga Anglia Lorenc Lala, i përmendur nga Tafani për vrasjen e Albi Bashaliut

Ekstradohet nga Anglia Lorenc Lala, i përmendur nga Tafani për vrasjen e Albi Bashaliut

Nga Elton Qyno - Syri,net/ Është ekstraduar nga Anglia, Lorenc alias Kristian Lala, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes një vendimi të Gjykatës së Posaçme. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se emri i Lorenc Lalës, doli nga dëshmia e bashkëpunëtorit të prokurorisë SPAK, Artan Tafani, i cili ka përmendur Lalën se ka paguar shumën prej 50 mijë euro për vrasjen e Bashaliut në Peqin. Pritet që brenda dy ditëve Lorenc Lala të dalë para gjykatës së posaçme për tu njohur me rivlerësimin e masës së sigurisë "Arrest në burg". Sipas bashkëpunëtorit të SPAK, Artan Tafani, vrasja e Albi Bashaliut në fshatin Gjocaj të Peqinit, është kryer kundrejt 50 mijë eurove dhe pagesa është dhënë tek Laert Haxhiu nga Lorenc alias Kristian Lala. Tafani...