Ekstradimi nga Dubai/ “Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar”

Ekstradimi nga Dubai/ “Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar”

Një nga personazhet më të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, Durim Bami, pritet të ekstradohet këtë të enjte nga Dubai drejt Shqipërisë. Bami dyshohet si drejtues i një grupi kriminal që vepronte në zonën e Niklës, në Fushë Krujë, si dhe në disa zona të tjera të vendit. Ai u arrestua në Dubai në tetor të vitit 2024 dhe tashmë pritet t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare. Sipas gazetares dhe autores së emisionit “Gjërat Tona” në ABC News Albania, Etleva Delia, ekstradimi i tij mund të sjellë zhvillime të rëndësishme në hetimet për krimin e organizuar në vend. Sipas saj, Bami dyshohet se ka krijuar aleanca me grupe të tjera kriminale, përfshirë përplasjet për eliminimin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Martinaj dyshohet se kishte aleanca me grupin që...