Ekspertiza del në konkluzion, vjedhja që u shoqërua me të shtëna! Një nga pistoletat e Dhimo Mecit rezulton e përdorur në grabitje

Ekspertiza del në konkluzion, vjedhja që u shoqërua me të shtëna! Një nga pistoletat e Dhimo Mecit rezulton e përdorur në grabitje

Policia greke është surprizuar nga rezultatet e ekspertizës balistike të armëve të sekuestruara në banesat e 45-vjeçarit Dhimo Meci nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës.  Bëhet fjalë për një pistoletë “Glock” të kalibrit 9 mm. Arma rezulton e përdorur në një grabitje në zonën e Nikeas në Athinë në maj 2012 ku pati edhe të shtëna.  Në atë kohë, persona të panjohur kishin ndaluar një postier në rrugën “Sinopis” dhe nën kërcënimin e armës, i kishin marrë të gjitha paratë që kishte me vete. Në fakt, para se të largoheshin, ata kishin hapur zjarr.  Një vit më vonë, grabitja u zbardh dhe pesë persona u nxorën para drejtësisë.  Hetimi i atëhershëm zbuloi se autorët e krimit ishin dy vëllezër nga Shqipëria, një grek dhe vëllezërit Lala. Njëri prej vëllezërve Lala, pikërisht Jani dhe atentati ndaj...