Eksperti i qarkullimit rrugor: Duhet VKM specifike për mënyrën se si duhet të përdoren monopatinat

Eksperti i qarkullimit rrugor: Duhet VKM specifike për mënyrën se si duhet të përdoren monopatinat

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e emisionit “Në Kohë Reale” në RTSH1, eksperti i qarkullimit rrugor, Islam Qibini, deklaroi se aktualisht mungon një vendim i posaçëm i Këshillit të Ministrave (VKM) që të përcaktojë qartë mënyrën e përdorimit të patinave elektrike dhe mjeteve të tjera të ngjashme në rrugë. Sipas tij, ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor në vitin 2021 përcaktojnë rregulla të përgjithshme për qarkullimin e mjeteve me pedal dhe patinave elektrike, duke theksuar se ato nuk duhet të pengojnë mjetet e tjera, duhet të lëvizin në korsitë përkatëse dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Megjithatë, Qibini nënvizoi se këto rregulla nuk janë të mjaftueshme pa një VKM specifike. “Aktualisht nuk kemi një vendim dhe duhet të ketë një VKM në lidhje me...