“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit

“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit

Pas vrasjes me thikë të 31-vjeçarit E. Pashollari në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë, policia ka marrë në pyetje bashkëshorten e autorit të dyshuar, G. Buçpapa, i cili ndodhet ende në kërkim. Bashkëshortja ka dëshmuar se viktima e ngacmonte shpesh dhe i kishte treguar burrit për këtë situatë, çka dyshohet se ka qenë shkak për nisjen e konfliktit. Ajo është lënë e lirë pas marrjes në pyetje. Në dëshmi janë marrë edhe familjarët e viktimës, të cilët kanë deklaruar se nuk kishin dijeni për një konflikt të tillë. Sipas hetimeve, Buçpapa, bashkë me bashkëshorten dhe një tjetër person, rreth orës 15:40 të së premtes, është përfshirë në përleshje me Pashollarin, i cili u godit me thikë dhe humbi jetën rrugës për në spital. Pas...