E zhdukur prej ditës së djeshme, 86-vjeçarja gjetet e mbytur në kanal në Lushnje

E zhdukur prej ditës së djeshme, 86-vjeçarja gjetet e mbytur në kanal në Lushnje

Gjendet e pajetë një 86-vjeçare në Lushnje. E moshuara ishte larguar një ditë më parë nga banesa. Sipas policisë është gjetur nga familjarët pa shenja jete në një kanal në fshatin Eskaj në Lushnje. Nga hetimet dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.