E rëndë/ Përdhunoi një grua, shpallet në kërkim 52-vjeçari në Lezhë

E rëndë/ Përdhunoi një grua, shpallet në kërkim 52-vjeçari në Lezhë

Një ngjarje tronditëse dyshohet se ka ndodhur në Lezhë. Efektivët e këtij qyteti kanë shpallur në kërkim një 52-vjeçar. Ai dyshohet për përdhunim, burri dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase. Njoftimi i policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. M., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase, pa dëshirën e saj. Punohet për kapjen e 52-vjeçarit.