E rëndë në Tiranë/ Porta e oborrit del nga shina dhe zë poshtë 12 vjeçarin
Një 12 vjeçar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve pasi porta e oborrit I ka rënë mbi vete. Mësohet se ngjarja ka ndodhur dje në një shtëpi private në Tiranë. I mitur 12 vjeç, pasi në oborrin e banesës, në tentativë për të mbyllur portën e jashtme të oborrit, porta ka dalë nga shina dhe i ka rënë mbi vete’ informon policia Njoftimi Më datë 17.01.2026, është dërguar për mjekim nga familjarët shtetasi i mitur 12 vjeç, pasi në oborrin e banesës, në tentativë për të mbyllur portën e jashtme të oborrit, porta ka dalë nga shina dhe i ka rënë mbi vete. Aktualisht, i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Burimi:
syri.net