E rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 7 vjeçarin, shoferi largohet nga vendngjarja

E rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 7 vjeçarin, shoferi largohet nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të marte. Një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur një të mitur 7 vjeç. I mituri, ndërroi jetë në spital. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili u largua nga vendngjarja. “Rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./vizionplus.tv