E rëndë në Klos, ishte duke prerë dru zjarri, 65 vjeçari bie nga shkëmbi, humb jetën

E rëndë në Klos, ishte duke prerë dru zjarri, 65 vjeçari bie nga shkëmbi, humb jetën

Një 65 vjeçar nga fshati Dom i Njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit ka humbur jetën këtë të mërkurë, teksa dyshohet se po priste dru zjarri në një terren shkëmbor. Viktima është identifikuar si Ibrahim Dema banues në fshatin Dom. Sipas policisë 65 vjeçari ishte ngjitur në një terren të thyer afër banesës për të prerë dru zjarri. Dyshohet se në këtë moment të ketë rrëshqitur ku për pasojë ka humbur jetën nga plagët e marra. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor ku pritet zbardhja e rrethanave të vdekjes tragjike të 65 vjeçarit.