Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
E rëndë në Itali/ Shqiptari ‘ther’ me thikë babë dhe bir! Refuzuan t’i shërbenin alkool dhe e nxorën jashtë, por…
Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua pasi akuzohet se gjatë një sherri në lokal gjatë fundjavës, ka goditur dhe plagosur me thikë pronarin e lokalit që punonte si barist dhe djalin e tij që punonte si kamerier. Ngjarja ka ndodhur në një Bar-Pastiçeri “San Lorenzo”, në Via Roma në Occhiobello. Shqiptari doli dje në gjykatë, ku u konfirmua edhe masa e sigurisë së paraburgimit në Gjykatën e Rovigos, ndërsa ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë në dy raste. Sipas hetimeve paraprake rezulton se i dëmtuar më rëndë mbeti edhe babai i kamerierit, që është njëkohësisht pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, teksa përpiqej të mbronte të birin nga sulmi. Policia tha se pronari ka plagë kritike në pjesën e gjoksit, të shkaktuara nga thika....