E rëndë në Greqi, foshnja e sapolindur gjendet e pajetë në djep, dyshimet e para të hetuesve

E rëndë në Greqi, foshnja e sapolindur gjendet e pajetë në djep, dyshimet e para të hetuesve

Një tjetër dramë familjare ka tronditur Greqinë, në periferinë e Heraklionit në Kretë, ku një foshnjë disamuajshe u gjet e vdekur në shtratin nga nëna e tij, duke ngritur pyetje rreth shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes tragjike. Sipas informacioneve nga ‘CRETA24’, incidenti ndodhi herët të shtunën në mëngjes, më 14 mars, kur nëna e pa fëmijën e saj pa ndjenja në djep dhe menjëherë thirri shërbimet e urgjencës, të cilat mbërritën në vendngjarje dhe e transportuan foshnjën në Spitalin Universitar të Heraklionit, por mjekët nuk arritën ta ringjallnin. Indikacionet fillestare tregojnë se foshnja ishte e shëndetshme, por nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare për shkakun e saktë të vdekjes. Policia është thirrur tashmë në vendngjarje dhe priten rezultatet e ekzaminimit/autopsisë mjeko-ligjore, të cilat pritet të...