E rëndë në Greqi, 44-vjeçari shqiptar vret bashkëshortin e të dashurës së tij

E rëndë në Greqi, 44-vjeçari shqiptar vret bashkëshortin e të dashurës së tij

Një ngjare e rëndë ka ndodhur në Greqi. Mësohet se një 44-vjeçar me shtetësi shqiptare ka ekzekutuar me çifte një 51-vjeçar, babai i një fëmije të mitur në fshatin Spathohori të Agrinjo. Viktima ishte kryeplak i fshatit, por burime policore i thanë Top Channel se krimi ka prapaskenë erotike dhe nuk ka lidhje me detyrën e viktimës. Dyshohet se autori kishte lidhje intime me gruan e viktimës, dhe ky ishte shkaku i konfliktit. Burimet sqaruan se autori i kishte ngritur pritë viktimës dhe sapo ky u afrua me automjetin e tij, e qëlloi me çifte të cilën e kishte me leje duke e lënë të vdekur më vend. Automjeti i viktimës u rrëzua në një greminë ku edhe u gjet prej banorëve të zonës. Pak...