E rëndë në Gramsh, kamioni bie në humnerë/ Humb jetën drejtuesi i mjetit dhe mësuesja. Plagoset rëndë infermierja (EMRAT)
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin Kabash-Poroçan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj. Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, duke shkaktuar pasoja fatale. Gazetari Fatmir Popja informon se në mjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit. Sipas hetimeve paraprake që janë ende në proces e sipër nga Policia Rrugore dhe autoritetet vendore, në automjetin e përfshirë në aksident mendohet se ndodheshin Dëshira Hoxha dhe Albana Boja. Gazetari Popja raporton se Dëshira Hoxha është infermierja dhe nuk reagon, pasi gjendja e saj është e rëndë. Brenda në mjet ka qenë edhe i aksidentuari Shaban Kotorri. Gjithashtu Albana Boja, është mësuesja, e...
Burimi:
javanews.al