E rëndë në Durrës, babai plagos me thikë vajzën dhe dhëndrin në tregun e fruta-perimeve

E rëndë në Durrës, babai plagos me thikë vajzën dhe dhëndrin në tregun e fruta-perimeve

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur këtë mëngjes pranë tregut të fruta-perimeve në Durrës, ku ka mbetur i plagosur një vajzë dhe një djalë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, por dëshmi të pakonfirmuara ende zyrtarisht nga policia, babai ka plagosur vajzën e tij dhe dhëndrin me thikë. Ngjarja ka ndodhur në një dyqan peshku ndërsa të plagosurit janë transportuar me makina të rastit me urgjencë në spital. Gjendja e tyre nuk dihet ende, por mësohet se kishin marrë disa plagë nga goditjet me thikë./vizionplus.tv