E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur
Policia e Beratit bën me dije sot në 27 mars se ka arrestuar një 39-vjeçar. I prangosuri dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një shtetase të mitur, 15 vjeçe. Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Beratit. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 15 vjeçe.
Burimi:
javanews.al