E rëndë në Angli, vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar! Autorë të ngjarjes dyshohen dy vajza dhe një djalë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku një i ri shqiptar është vrarë me thikë. Sipas BBC, viktima është Lorik Abazi 22 vjeç, i cili u qëllua me thikë ditën e diel në Croydon, Dy vajza 25 vjeçare dhe një djalë 28 vjeç u arrestuan si të dyshuar - ku njëra prej vajzave u liriua më vonë me kusht. Po ashtu sipas BBC, dy të rinj të moshës 21 vjeç, u gjetën me plagë të shkaktuara nga mjete prerëse dhe janë arrestuar me dyshimin për përleshje. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë kërkuar ndihmë se kushdo që ka informacion, pamje apo filmime që mund t'i vijnë në ndihmë hetimeve. Lorik Abazi
Burimi:
syri.net