E rëndë, humb jetën gruaja në Belsh pasi kafshohet nga qeni

E rëndë, humb jetën gruaja në Belsh pasi kafshohet nga qeni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Çërragë të Belshit, ku një grua ka humbur jetën pasi është kafshuar nga qeni. Bëhet me dije se Emine Agolli, rreth 65 vjeçe, është kafshuar në këmbë nga qeni, duke pësuar gjakderdhje të rëndë. Pavarësisht ndihmës së dhënë gruaja nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve. Policia ka nisur veprimet hetimore ndaj pronarit të qenit, për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.