E rëndë/ Bie nga ‘Ura e Bushtricës’ i moshuari, ndërron jetë në vend
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksin Librazhd-Prrenjas, pranë zonë së Qukësit, ku një person rreth moshës 60-65 vjeç ka humbur jetën në rrethana tragjike. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi ka rënë nga Ura hekurudhore e Bushtricës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend, mbi trasenë e rrugës automobilistike që kalon poshtë saj. Trupi i pajetë është dërguar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa rrethanat e ngjarjen mbeten ende të paqarta. Policia ndodhet në vendngjarje.
Burimi:
syri.net