E rëndë! 40-vjeçari hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë në vend

E rëndë! 40-vjeçari hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë në vend

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një 40-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura e Babrroit. Raportohet se 40-vjeçari me iniciale D. K., ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. “Rreth orës 11:40, shtetasi D. K, rreth 42 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Si pasojë, ai ka humbur jetën.”- njofton policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.