E rëndë, 16 vjeçarja humb jetën në spitalin e Shkodrës, dyshohet për..

E rëndë, 16 vjeçarja humb jetën në spitalin e Shkodrës, dyshohet për..

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në spitalin e Shkodrës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një 16-vjeçare ka humbur jetën në spital, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një arrest kardiorespirator. “Dje, në Spitalin Rajonal Shkodër, një 16-vjeçare, ka humbur jetën.Paraprakisht dyshohet për shkak të arrestit kardiorespirator. Grupi hetimor po kryen veprimet në drejtimin e Prokurorisë, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.”, sqaron policia.