E pushoi nga puna në Itali, 43-vjeçari shqiptar sulmon ish-shefen me molotov, arratiset dy herë dhe përfundon në burg
Një 43-vjeçar shqiptar është dërguar në burg në Itali pasi dyshohet se sulmoi me një shishe molotov makinën e ish-shefes që e kishte pushuar nga puna. Ngjarja, sipas mediave italiane, ndodhi në gusht të vitit të kaluar në Cento, në provincën e Ferrarës. Sipas hetimeve të karabinierëve, burri hodhi një shishe molotov ndaj makinës së sipërmarrëses, duke e shkatërruar atë. Gruaja, ish-punëdhënësja e tij, jeton në San Giovanni në Persiceto. Hetuesit thonë se pas pushimit nga puna ai kishte nisur një seri veprimesh hakmarrëse ndaj saj. Përveç makinës së djegur, ai dyshohet edhe për një tjetër sulm ndaj kompanisë. Në një rast tjetër kishte spërkatur me benzinë një nga furgonët e firmës dhe tentoi t’i vinte flakën, por nuk arriti ta ndizte. Për këtë seri...
Burimi:
javanews.al