Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
E përplasi makina në vijat e bardha në aksin Cërrik–Belsh, e moshuara dërgohet në spital
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel rreth orës 14:05 në aksin rrugor Cërrik–Belsh, ku një automjet i drejtuar nga një grua ka përplasur një të moshuar, e cila po kalonte rrugën në vijat e bardha. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesja e mjetit dyshohet se nuk ka qenë e vëmendshme në momentin e ngjarjes, duke përplasur këmbësoren dhe duke i shkaktuar plagë të rënda. Si pasojë e goditjes, e dëmtuara ka humbur edhe ndjenjat. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur autoambulanca dhe shërbimet e policisë, të njoftuara nga dëshmitarë okularë. E moshuara është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.