“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

Xhilda Grëmi, nënë e dy fëmijëve, një djali 12-vjeçar dhe vajze 5-vjeçare, rrëfen në emisionin “Stop” në Tv Klan se pas 13 vitesh martesë, është ndarë nga bashkëshorti për shkak të dhunës së përsëritur, që kulmoi dhe rrahjen në sy të fëmijëve në Greqi. Ajo bëri denoncim, mori urdhër mbrojtjeje, u strehua në qendrën e grave të dhunuara dhe u kthye në Shqipëri pas një marrëveshjeje që burri të hiqte dorë nga alkooli. Por, sipas Xhildës, dhuna dhe kërcënimet vazhduan edhe në Fier. Burri sërish e ofendoi dhe e kërcënoi para fëmijëve duke shkaktuar një tjetër urdhër mbrojtjeje. Situata u rëndua kur ai filloi të ndikonte tek djali derisa e largoi nga nëna. Më vonë, babai mori vajzën me pretekstin se do ta çonte në...