“E godita disa herë, nuk bërtiti shumë”, 24-vjeçari që vrau Ilaria Sulën flet në gjyq! Avokatja Halili zbërthen skenarin

“E godita disa herë, nuk bërtiti shumë”, 24-vjeçari që vrau Ilaria Sulën flet në gjyq! Avokatja Halili zbërthen skenarin

Gati një vit nga mëngjesi tragjik i 26 marsit 2025, Mark Samson ka thyer heshtjen para drejtësisë. Në një seancë maratone prej tre orësh në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Romë, 24-vjeçari i akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, ka pranuar për herë të parë dhunën fizike para aktit fatal. ​Për të analizuar këtë kthesë në procesin gjyqësor, në emisionin “Në Radio” me Andri Xhahun në Radio Tirana, ishte e ftuar avokatja Anila Halili nga Kremona, Itali. ​​Sipas avokates Halili, kjo dëshmi shënon një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin e autorit. Nëse më parë ai pretendonte se goditja kishte qenë aksidentale (me bërryl), dje ai pranoi se e ka qëlluar me grushte 22-vjeçaren pasi i kishte lexuar bisedat...