E afërmja rrëfen për krimin e dyfishtë në Roskovec: Dëgjuam ulërima dhe thashë mos po e rrihnin, por kur e mora vesh kam qarë për atë gruan

E afërmja rrëfen për krimin e dyfishtë në Roskovec: Dëgjuam ulërima dhe thashë mos po e rrihnin, por kur e mora vesh kam qarë për atë gruan

Një nga të afërmet dhe banoret e fshatit Kuman në Roskovec, ku ndodhi krimi i dyfishtë në familje, vrasje-vetëvrasje, ka rrëfyer orët e fundit të çiftit Rrapaj që mbetën viktima dhe se si njiheshin në zonë. Ajo e cilësoi një tragjedi të madhe, sidomos për 75-vjeçaren Dashuri Rrapaj, për të cilën tha se “ishte zonjë grua”. Natasha Vrapi rrëfen se çifti ishin njerëz të mirë që kishin ardhur në Kuman 25 vite më parë dhe ishin prindër të 9 fëmijëve. Ajo shpjegoi se herën e fundit që Dashuri Rrapaj i kishte shkuar te lokali për kafe, i kishte thënë se burrin e kishte pa qejf, ndërsa qante shpesh për vajzën e madhe që rrinte në Greqi. Së fundmi në fshat i ishte kthyer një nga...