Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren
Një 26-vjeçare në Rrogozhinë, është marrë në hetim këtë të enjte, 8 janar 2026. Sipas njoftimit të uniformave blu, e reja dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e saj të mitur. Sakaq, materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme procedurale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen F. B., 26 vjeçe, banuese në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka braktisur 2 fëmijët e saj të mitur”, njofton policia.