Dyshohet se u përfshinë në baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë ndaj 6 punonjësve të Policisë dhe 1 personi tjetër
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan–Korçë) ka ekzekutuar vendimet e gjykatës për 6 efektive në kuadër të operacionit të koduar “Last Bet”. Gjykata ka caktuar masa sigurie ndaj 6 punonjësve të Policisë së Shtetit, mes tyre edhe një efektiv i njësisë speciale RENEA, si dhe ndaj 1 shtetasi civil, të dyshuar për përfshirje në organizimin dhe favorizimin e lojërave të fatit të paligjshme. Masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” është caktuar për Nënkomisar R.T., specialist për krimet, Stacioni i Policisë Manëz (Durrës), Inspektor E.K., ndihmës specialist/kontrollor, Policia Kufitare Morinë (DVKM Kukës) dhe shtetasin I.T., banues në Tiranë Ndërsa ndalim për të dalë jashtë shtetit dhe detyrim paraqitjeje u caktua për komisar D.S., shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum, Komisariati i Policisë Devoll,...
Burimi:
syri.net