Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë
Një 47-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme, 9 mars, në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sotir Caci” dhe viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale B. G., 47 vjeç. Policia bën me dije se arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 09.03.2026, rreth orës 21:40, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij në rrugën “Sotir Caci” shtetasi B. G., 47 vjeç. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Burimi:
javanews.al