Dyshohej se dhunohej nga partneri? 25 vjeçarja qe i dha fund jetës ishte shtatzënë

Dyshohej se dhunohej nga partneri? 25 vjeçarja qe i dha fund jetës ishte shtatzënë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur publikun shqiptar ditën e djeshme, pasi një vajzë e re humbi jetën në QSUT pas dyshimeve se kishte konsumuar fostoksinë. Viktima është identifikuar si Xhuana Nikolli, 25-vjeçe, e cila u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike, por nuk arriti të mbijetojë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se Xhuana, e cila ishte martuar gjatë verës, po përballej me një periudhë të vështirë në jetën personale dhe konflikte me ish-bashkëshortin. Sipas të njëjtave burime, ai e kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, duke e çuar vajzën në depresion dhe duke e detyruar të largohej nga qyteti i saj. Familjarët dhe miqtë e përshkruajnë Xhuanën si një vajzë të dashur, të brishtë dhe me zemër të mirë, duke mohuar çdo pretendim...