Dy vite pas arrestimit, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Aurel Zarka
Nga Edmond Hoxhaj-BIRN Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 5 mars vendimin për shkarkimin nga detyra të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i cili gjendet në parburgim prej korrikut të vitit 2024, kur u arrestua për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në disa çështje, përfshi dhe atë të njohur si ‘Toyota Auris’. Prokurori Aurel Zarka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit një muaj para se të arrestohej, pas një seance dëgjimore të shkurtër në të cilën nuk u vunë në dukje probleme që mund ta cenonin atë. Pas arrestimit, vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, bazuar në një rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, duke u ngritur shkaqe në të tre...
Burimi:
syri.net