Dy vite më parë sulmuan me armë zjarri policët e kufirit në Morinë, GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët e klandestinëve

Dy vite më parë sulmuan me armë zjarri policët e kufirit në Morinë, GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët e klandestinëve

Gjykata e Posaçme ka dënuar 5 sirianët dhe 2 algjerianët të cilët më 25 maj 2023, hapën zjarr ndaj policisë në Morinë. Ata ishin pjesë e dy grupeve të trafikimit të klandestinëve që vepronin në Shqipëri e Kosovë. Sirianët dhe algjerianët u akuzuan për organizim të trafikut të emigrantëve nga Greqia drejt vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe për tentativën e vrasjes së pesë punonjësve të policisë. Grupi i parë, përbëhet nga Muhamed Shehab, Muhammed Nasir, Nagid Alabdalah dhe grupi i dytë, nga Sultan Grimash, Muhammed Radaën, Ayoub Bahhoo, e Rabi Lqadi. Një pjesë e tyre rezultojnë se kanë jetuar në Shqipëri të paktën nga viti 2019, janë kapur disa herë me emigrantë të tjerë në territorin shqiptar, duke u hequr edhe ata si emigrantë,...