Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës
31-vjeçari G.A, i kërkuar për vrasjen e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit më 13 nëntor në vitin 2025 në Manëz, është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit. Gjykata ka caktuar ndaj tij në mungesë masën e sigurimit arrest me burg për armëmbajtje pa leje dhe përkrahje të autorit të krimit. Mësohet se në momentin e vetëdorëzimit ai ka dorëzuar një armë sportive me gogla duke deklaruar se e kishte me vete ditën e ngjarjes. Ngjarja në fjalë ndodhi pas një debati banal në një lokal të zonës. Rreth mesnatës, D.P. (21 vjeç) kishte hyrë në lokal dhe kishte kërkuar një kafe, por kamarieri 17-vjeçar i kishte thënë se ekspresi ishte fikur. Në atë moment, ndërhyri Flori Paluçi i cili ndodhej në lokal me disa persona të...
Burimi:
javanews.al