Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti në zonën e Ishull-Lezhës. Sipas burimeve zyrtare, një i ri ka goditur me thikë dy persona, duke u shkaktuar dëmtime. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ndërhyrë në kohë, duke arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar. Ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme procedurale. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thika), ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
javanews.al